Telegrafi

Interi po punon për rikthimin e bujshëm të Mateo Kovacic

MALAGA, SPAIN - APRIL 15: Mateo Kovacic of Real Madrid competes for the ball with Medhi Lacen of Malaga during the La Liga match between Malaga CF and Real Madrid CF at Estadio La Rosaleda on April 15, 2018 in Malaga, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Mateo Kovacic është njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori kroat nuk ka pasur hapësirat e duhura në edicionin e kaluar tek Real Madrid.

Kësisoj kroati ka kërkuar largimin nga Los Blancos pasi dëshiron një skuadër ku luan rregullisht.

Mediat italiane kanë raportuar se së fundmi fuqishëm në garë për Kovacicin është futur skuadra e Interit.

Inter dëshiron ta rikthejë në Giuzeppe Meazza mesfushorin kroat për t’i dhënë besimin e duhur.

Mateo Kovacic. (Getty Images)

Neroazzurrët po tentojnë të marrin në huazim lojtarin me të drejtë blerje pas një viti.

Ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti besohet se ka bërë një ofertë për huazimin një vjeçar të kroatit me të drejtën e blerjes prej 40 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid do të pranojë ofertën e Interit për mesfushorin e tyre.

Në garë për Kovacicin mbeten edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester Untied, Bayern Munich, Roma e Manchester City. /Telegrafi/