Telegrafi

Interi po konsideron transferimin e një sulmuesi të ri, tre emra në listë

Klubi italian, Interi do të hidhet në sulm për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit, ndërsa tashmë kanë dalë edhe disa emra që do të synohen.

Nerazzurrët po mendojnë të lëvizin për një sulmues të ri pasi kanë mësuar se dëmtimi i Alexis Sanchez nuk është i lehtë.

Sulmuesi kilian ka lënduar tendinën në kyçin e këmbës së tij dhe është vendosur të mbetet për rreth tre muaj jashtë fushave.

Lexo po ashtu Sanchez mungon tre muaj te Interi pas lëndimit të pësuar te Kili

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, drejtuesit e klubit nuk duan të rrinë duarkryq dhe do të hidhen në sulm në janar për një sulmues të ri me përvojë.

Ata tashmë kanë etiketuar edhe emrat e mundshëm të cilët mund t’i transferojnë falas ose me një kosto të ulët.

Interi po hulumton mundësinë e sjelljes së Zlatan Ibrahimovicit ose Mario Mandzukicit, por Keita Balde, i cili kaloi sezonin e fundit si huazim te italianët, mund të ishte zgjidhja më e lehtë. /Telegrafi/

Keita Balde (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)