Telegrafi

Interi po e kërkon Danilon

Anësori i Real Madridit, Danilo, pritet që të largohet nga klubi spanjoll këtë verë për t’iu bashkuar gjigantit italian, interit.

Sipas Cadena Ser dhe Marcas, Nerazzurët kanë bërë një propozim përfundimtar për brazilianin.

E ardhmja e Danilos shihet veç se e përcaktuar për San Siron.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Vet 25 vjeçari dështoi të lë përshtypje në Bernabeu që prej kalimit nga Porto për 31.5 milionë euro.

Danilo ka bërë vetëm 25 paraqitje për Realin këtë sezon dhe nuk ka arritur të fitojë besimin e Zidanes.

Pos Danilos, në drejtim të Interit pritet të shkojë edhe Pepe. /Telegrafi/