Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger është bërë një emër shumë i nxehtë për afatin kalimtar veror të transferimeve.
Rudiger po përjeton një super-sezon me Romën në Serie A, duke qenë thuajse i pazëvendësueshëm në skuadrën e Luciano Spalletti.
Kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimet e tij, teksa rivali i tyre nga Serie A, Interi, raportohet se po përgatit një ofertë prej 40 milionë eurove në drejtim të Romës për gjermanin.
Sipas asaj që raporton “Sky Sport Deutschland”, nerazzurrët janë në ‘pole-position’ për Rudiger, pas projektimit të kësaj oferte ‘monstruoze’.
Gjermani gjithashtu është edhe objektiv i Manchester Cityt, por raportohet e medieve kanë demantuar një takim të drejtuesve anglez me ata Giallorossi. /Telegrafi/