Sulmuesi i talentuar italian, Federico Bernardeschi mund të ndërrojë skuadër gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas paraqitjes mbresëlënëse edicionin e kaluar me fanellën Vjollcë, Bernardeschi është bërë objektiv i skuadrave të mëdha.
Interi është skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e talentit të madh italian.
Sipas mediave italiane, Inter po mendon të dërgojë një ofertë rreth 30 milionë euro për ta bindur Fiorentinën ta lë të lirë yllin e saj.
Përveç ‘Nerroazzurëvve’, në garë për 21-vjeçarin është edhe Roma e Juventus. /Telegrafi/