Telegrafi

Interi ofron Perisicin si shkëmbim për Sanchezin

Interi mund të përpiqet që ta përdor Ivan Perisicin, si pjesë e një marrëveshje të këmbimit për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, i cili gjithashtu kërkohet nga Juventusi.

Alexis ka gjithnjë e më pak gjasa për të zgjatur kontratën e tij me Arsenalin, e cila do të përfundojë në qershor të vitit 2018, kështu që një shitje gjatë verës duket e pashmangshme.

Lexo po ashtu Arsenali ndoqi nga afër Insignen dhe Ghoulamin

Serie A është duke bërë thirrje për afrimin e tij pas magjisë së tij të parë të suksesshme me skuadrën e Udineses, ku pastaj u transferua te gjiganti katalunas, Barcelona.

Për rikthimin e tij në kampionatin italian janë shumë të interesuara skuadrat e mëdha, Juventusi dhe Interi.

Sipas calciomercato.com, Nerazzurri mbajnë shpresë për të marrë sulmuesin kilian duke ofruar mesfushorin kroat, Perisic, si pjesë e një marrëveshje të këmbimit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Medel fton Sanchezin te Interi

Arsene Wenger ka qenë prej kohësh një tifoz i anësorit këmbëshpejtë kroat, i cili kohët e fundit ndryshoi agjent për Fali Ramadanin.

Ndërsa gazetat angleze janë duke sugjeruar se mesfushori kilian, Gary Medel, mund të përdoret si pjesë e një shkëmbimi për Sanchez. /Telegrafi/