Telegrafi

Interi i ofron Fiorentinas 50 milionë euro dhe tre lojtarë për Chiesan

Gederico Chiesa gjatë ndeshjes mes Fiorentinas dhe Cagliarit (Foto: Getty Images)

Interi duket se e ka seriozisht për Fedrico Chiesan e Fiorentinas.

Zikaltrit dëshirojnë me çdo kush shërbimet e djalit të sulmuesit të njohur italian, Federico Chiesa.

Sipas Gazzetta dello Sport, Viola ka kërkuar 70 milionë euro, një shumë që zikaltrit nuk mund ta përballojnë.

Federico Chiesa gjatë stërvitjes me Italinë (Foto: Getty Images)

Por, oferta e Interit është 50 milionë euro, pluse tre lojtarë.

Bëhet fjalë për Dalbert, Yann Karamoh dhe Federico Valietti, që megjithatë është një ofertë mjaft tunduese për Violan.

Lexo po ashtu Roma këmbëngul për Chiesean, tjetër ofertë e lartë nga Giallorosët për yllin italian

Skuadra e Luciano Spallettit nuk është e vetme në garë.

Për Chiesan kanë shfaqur interesim serioz edhe Roma e Juventusi. /Telegrafi/