Telegrafi

Interi ofron De Vrijin në marrëveshje për transferimin e Lukakut

Interi po shqyrton një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku, që mund të përfshijë mbrojtësin Stefan de Vrij.

Gjigantët italianë shpresojnë ta rikthejnë Lukakun në klub një vit pasi e kanë shitur te Chelsea për 97.5 milionë funte apo 115 milionë euro.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, Interi nuk mund t’i paguajë Chelseat aq shumë për sulmuesin belg.

Lexo po ashtu Gjithçka e dakorduar për rikthimin e Lukakut te Interi

Blutë duan një marrëveshje njëvjeçare huazimi që përfshin një tarifë dhe gjithashtu një detyrim blerje.

Klubi londinez kërkon 19.5 milionë funte për huazimin, së bashku me një tarifë prej 59.6 milionë funtesh për detyrimin e blerjes në verën e ardhshme.

Interi do të përpiqet të ulë çmimin duke ofruar qendërmbrojtësin 30-vjeçar holandez, de Vrij te Chelsea.

Blutë janë në treg për mbrojtës pas largimeve të lira të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen, kështu që emri i De Vrij mund t’i ngacmoj. /Telegrafi/