Site icon Telegrafi

Interi me ofertë të re te Chelsea për Lukakun

Inter thuhet se ka përgatitur një ofertë të re për Romelu Lukakun pasi sulmuesi në pronësi të Chelseat refuzoi një transferim në Arabinë Saudite.

Raportimet zbuluan se sulmuesit 30-vjeçar belg iu ofrua një marrëveshje me vlerë rreth 58 milionë euro neto në sezon nga skuadra saudite Al-Hilal, të cilën ai e refuzoi menjëherë, duke pasur vetëm një klub në sy.

Lukaku nuk ka ndërmend të luajë për Chelsean sezonin e ardhshëm dhe dëshiron vetëm t’i bashkohet Interit.

Lexo po ashtu Refuzoi 58 milionë euro në vit nga Arabia Saudite, qëllimi i vetëm i Lukakut është qëndrimi te Interi

La Gazzetta dello Sport detajon se si Interi ka përgatitur një ofertë të re për Lukakun, duke shpresuar të nënshkruajë sulmuesin e Chelseat në një marrëveshje huazimi prej 5 milionë eurosh me një detyrim prej 30 milionë eurosh për të blerë kartonin e tij, me shtesa të bazuara në rezultate që mund të rrisin më tej shifrat.

Nerazzurrët do të donin ta mbanin 30-vjeçarin, por pozicioni i tyre delikat financiar kufizon aftësinë e tyre për të paguar nënshkrimin e tij.

Dy vite më parë, sulmuesi belg u shit te Blutë për rreth 113 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version