Interi është i vendosur për të nënshkruar me sulmuesin italian Federico Chiesa.
Ylli i Fiorentinës po kërkohet edhe nga Juventusi dhe Roma, por duket se oferta e Interit është më e pëlqyeshme për klubin vjollcë.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtori sportiv i Interit, Bepe Marotta është gati të ofrojë një shumë të parave dhe dy lojtarë për Chiesan.
Inter nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 20-30 milionë euro për lojtarin, ndërsa Fiorentinës do t’ia ofrojë edhe mbrojtësin e majtë Dalbert që aktualisht është i huazuar në Artemio Franchi.
Përveç brazilianit, Inter për ta bindur klubin vjollcë të heq dorë nga Chiesa do t’ia ofrojë edhe mesfushorin belg Radja Nainggolan.
Belgu që është i huazuar te Cagliari është njëri nga objektivët e Fiorentinës dhe kjo ofertë në Itali është vlerësuar si shumë e mirë për klubin vjollcë.
Me këtë ofertë Interi bëhet favorit për transferimin e Cheisas, para Juventusit dhe Romës.
Vlen të theksohet se Fiorentina e vlerëson yllin e tyre rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/