Telegrafi

Interi me ofertë për sensacionin brazilian (Video)

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus është bërë objektivi kryesor i Interit për afatin kalimtar veror.

Është presidenti i klubit, Erick Thohir, i cili  ka dhënë një shtytje të madhe në këtë drejtim me fjalët e tij, menjëherë pas mbledhjes së aksionareve.

Kërkesat për lojtarin e Palmeiras janë te mëdha, por Interi nuk do të dorëzohet dhe është gati për të konkurruar me top klubet evropiane.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas La Republica, gjiganti italian e ka formalizuar ofertën e parë prej 30 milionë eurove, por që ende nuk dihet nëse kjo shifër është e mjaftueshme për të bindur rrethin e lojtarit, skuadrën dhe grupin e agjenteve që kanë pronësinë e kartonit.

Për sulmuesin brazilian interesim kanë shprehur edhe gjigantët evropian, si Barcelona, Real Madrid e Bayern Munich. /Telegrafi/