Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus është bërë objektivi kryesor i Interit për afatin kalimtar veror.
Është presidenti i klubit, Erick Thohir, i cili ka dhënë një shtytje të madhe në këtë drejtim me fjalët e tij, menjëherë pas mbledhjes së aksionareve.
Kërkesat për lojtarin e Palmeiras janë te mëdha, por Interi nuk do të dorëzohet dhe është gati për të konkurruar me top klubet evropiane.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Sipas La Republica, gjiganti italian e ka formalizuar ofertën e parë prej 30 milionë eurove, por që ende nuk dihet nëse kjo shifër është e mjaftueshme për të bindur rrethin e lojtarit, skuadrën dhe grupin e agjenteve që kanë pronësinë e kartonit.
Për sulmuesin brazilian interesim kanë shprehur edhe gjigantët evropian, si Barcelona, Real Madrid e Bayern Munich. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Gqemskft0ag