Federico Chiesa vazhdon të jetë objektiv i Interit, gjithmonë si një transferim për sezonin e ardhshëm.
Sipas Corriere dello Sport, zikaltrit dëshiron me çdo kusht yllin e Fiorentias, por problemi i vetëm vazhdon të jetë vlera e kartonit të tij.
Për momenti besohet oferta dhe kërkesa ka një dallim 15-20 milioni di euro.
Kështu ideja e Giuseppe Marottas dhe Piero Ausilios është të ofrojë para, një lojtar. Në listë është mesfushori Roberto Gagliardini dhe sulmuesi Yann Karamoh.
Përkundë kësaj oferta sigurimi i shërbimeve të yllit italian nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë pasi pas sulmuesit të Violas janë shumë klube të mëdha evropiane.
Këtë sezon Chiesa ka shënuar pesë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën italiane.
21-vjeçari tashmë është paraqitur edhe në Përfaqësuesen e Italisë në 11 ndeshje, por është ende në kërkim të golit të parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0ZU65Aovnt8