Pas një barazimi dhe një humbje, Interi është kthyer fitoreve në Serie A.
Zikaltrit fituan ishin më të mirë ndaj Spalit dhe në fund arritën fitore me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza.
Pjesa e parë ishte e heshtur dhe me pak raste, ajo që vlen të përmendet është se në minutën e 31-të Lautaro Martinezit iu anulua një gol nga sistemi VAR dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Interi i filloi më mirë pjesën e dytë, fillimisht kaloi në epërsi me Matteo Politanos (68′) dhe pastaj gjeti dhe golin e qetësisë me Roberto Gagliardinin (77′).
Në minutat e mbetur vendasit u kthyen në mbrojte dhe duke u vendosur mirë nuk i lejuan mysafirët të rrezikojnë portën e Samir Handanovic.
Pas kësaj fitore Interti vazhdon në pozitën e katër me 50 pikë, një më pak se Milani, ndërsa Sapli renditet në vendin e 16-të me 23 pikë.
Në xhiron e radhës skuadra e Luciano Spallettit pretë atë të Gennaro Gattusos, kurse Spali do të luajë në shtëpi ndaj Romës. /Telegrafi/
https://twitter.com/InterYaSkrinYa/status/1104767225976811521
https://twitter.com/InterYaSkrinYa/status/1104769815313559553