Interi ka njoftuar për fitimin më të lartë në histori të një klubi italian në lidhje me një ndeshje futbolli.
Nerazzurrët janë nikoqir të Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja në mes të Interi dhe Barcelonës është paraparë të zhvillohet në Giuseppe Meazza me fillim nga ora 21:00.
Stadiumi në të cilin i zhvillon ndeshjet si vendas Inter, ka një kapacitet prej 80,018 vendesh.
Con oltre 5.8 Mln di Euro, #InterBarça di domani farà registrare l’incasso più alto della storia per una squadra italiana #UCL #FCIM
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 5, 2018
Sipas mediave italiane, Interi ka arritur t’i shes të gjitha biletat dhe në këtë ndeshje stadiumi do të jetë i stërmbushur.
Përveç kësaj, zikaltrit kanë arritur përfitime rekord nga shitja e biletave dhe sipas tyre këto përfitime janë më të lartat në histori nga një ekip italian.
“Me mbi 5.8 milionë euro, ndeshja e nesërme Inter-Barça do të shënojë fitimin më të lartë në histori për një ekip italian”, thuhet në njoftimin e Interit.
Deri më tani fitimi më i madh i Interit ishte ai i derbit të fundit të Madonninas ndaj Milanit, ku pati mbi 78 mijë tifozë dhe fitime mbi 5 milionë euro. /Telegrafi/