Telegrafi

Interi mund të shesë Perisicin dhe Candrevan për Chiesan

Federico Chiesa gjatë një dueli me Ivan Perisicin (Foto: Getty Images)

Raportohet se Interi është i gatshëm të sakrifikojë Ivan Perisicin dhe Antonio Candrevan për sulmuesin e Fiorentinas, Federico Chiesa.

Talenti i Violas me shumë mundësi do të jetë një nga emrat më të ndritur në futbollin italian në të ardhmen dhe për atë kanë shfaqur interes edhe Roma e Napoli.

Fiorentina për kartonin e tij kërkon 70-80 milionë euro dhe tashmë kanë refuzuar një ofertë nga Napoli në vlerë 50 milionë euro, plus Marko Rog dhe një lojtar tjetër.

Federico Chiesa gjatë ndeshjes mes Sassuolos dhe Fiorentinas (Foto: Getty Images)

Sipas La Repubblicas, Interi është i vendosur për të nënshkruar me Chiesan.

Por, për ta bërë këtë janë të detyruar për të shitur Perisicin dhe Candrevan për të rritur fondet.

Lexo po ashtu Fali Ramadani nis bisedimet me Unitedin, Perisic pritet të largohet nga Interi

Kroati ishte një nga më të mirë te Përfaqësuesja e Kroacisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Nuk duhet harruar se Perisic vazhdon të jetë në listën e transferimeve të Jose Mourinhos te Manchester Unitedi. /Telegrafi/