Telegrafi

Interi mposht Juventusin, transferon ‘Gabigolin’?

Inter janë duke u përpjekur që të tejkaloj Juventusin në garën për shërbimet e sulmuesit të Santosit, Gabriel Barbosa apo i njohur si ‘Gabigol’.

Sulmuesi brazilian besohet të ishte afër me një kalim te Bianconerët, pasi klubi i tij ka konfirmuar se oferta është pranuar, por tani është lojtari që do të vendosë nëse ai do të shkojë në Itali, pasi ka edhe një tjetër mundësi në Serie A.

Sipas Gazzetta dello Sport, Interi ka kthyer vëmendjen e tyre te ‘Gabigol, pasi objektivi i kahmotshëm, Gabriel Jesus, duket i vendosur për t’u bashkuar me Manchester Cityn.

Lexo po ashtu Ky është formacioni më i mirë i kombinuar i Interit me lojtarët jug-amerikan (Foto)

Megjithatë, ‘Zonja e Vjetër’ janë qartë në ‘Pole-position’ për sulmuesin e talentuar 19-vjeçar, por Interi janë duke kërkuar që të tejkaloj ata me një ofertë prej 30 milionë euro, ku sipas SportItalia, kjo ofertë ka ‘djegur’ Juven, pasi këta të fundit kanë ndaluar te 20 milionë.

Kjo mund të jetë tërheqëse për lojtarin, pasi ai dhe familja e tij posedojnë 40 për qind të kartonin të tij dhe kështu që do të marrin një shumë më të madhe nga transferimi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet