Site icon Telegrafi

Interi mendon transferimin befasues të Dybalas

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka përfunduar në listën e dëshirave të kampionit aktual të Serie A, Interit.

Ylli argjentinasi nuk ka rinovuar ende kontratën me Zonjën e Vjetër dhe thuhet se do të presë deri në verë për t’u larguar lojtar i lirë.

Situata e tij ka bërë që shumë klube evropiane, në veçanti ato nga Liga Premier të interesohen për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Zbulohet arsyeja pse Dybala mund të zgjedh Tottenhamin ose Barcelonën para Interit

Megjithatë, klubet angleze do të hasin në konkurrencë të vështirë, pasi garës tashmë i është shtuar edhe një skuadër e fortë italiane.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Dybala ka përfunduar në listën e dëshirave të Interit, i cili do synoj ta transferojë si lojtar të lirë gjatë verës.

Ballina e mediumit italian Gazzetta dello Sport

Drejtori i Nerazzurrëve, Giuseppe Marotta, i cili e njeh mirë Dybalan, e ka dashur gjithmonë sulmuesin dhe ka gati një ofertë bindëse për të.

Lamtumirat e Arturo Vidalit dhe Matias Vecinos thuhet se çlirojnë burimet e nevojshme për të lejuar Steven Zhang të hyjë në garë për sulmuesin argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version