Telegrafi

Interi mendon edhe për Allegrin, Mou është një tjetër alternativë

Sipas një raporti të ‘Corriere della Sera’, aksionari kryesor i Interit, Zhang Jindong, që tani ka filluar të mendojë për sezonin e ri të zikaltërve dhe për mundësitë për të zëvendësuar Stefano Piolin.

Tashmë në listë është futur edhe trajneri aktual i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili me shumë mundësi do të largohet nga Zonja e Vjetër gjatë verës pasi ‘fundi i ciklit’ ka ardhur.

Për teknikun italian ka shfaqur interesim edhe Arsenali, por fuqia financiare dhe ambiciet e Suning mund ta binin atë që të qëndrojë në Itali.

Alternativa tjera për bankën e zikaltërve janë Antonio Conte i Chelseas, por edhe Diego Simeone i Atletico Madridit.

Por, në orët e fundit edhe emri i Jose Mourinhos është përfolur si një tjetër mundësi.

Gjithsesi në rast se Pioli ia arrin të fut Interin në zonën e Ligës së Kampionëve, atëherë gjerat mund të ndryshojnë. /Telegrafi/