Site icon Telegrafi

Interi mbetet prapa me pagesën që duhet të bëjë për Lukakun te Manchester United, “Djajtë e Kuq” duan njërin nga yjet e klubit italian

(Foto: Twitter/Squawka News)

Sipas Il Corriere dello Sport, Inter nuk i pagoi Manchester Unitedit një bonus të përfshirë në marrëveshje për Romelu Lukaku dhe “Djajtë e Kuq” duan Lautaro Martinezin ose Milan Skriniarin si dëmshpërblim.

Lukaku u bashkua me Interin për 74 milionë euro nga Manchester United në verën e vitit 2019.

Gazeta nga Roma raporton se Nerazzurrët nuk arriti të paguajë një bonus prej 5 milionë euro të përfshirë në marrëveshjen që kishin për transferimin e sulmuesit belg.

Sipas raportit, marrëveshjes Interi ende i ka borxh Manchester Unitedit 50 milion euro për transferimin e Lukakut.

Për këtë arsye, Manchester United thuhet se ka kërkuar Lautaro Martinezin ose Milan Skriniarin si kompensim për këtë shumë.

Pronarët e Inter Suning kohët e fundit kanë konfirmuar angazhimin për mbështetjen e vazhdueshme financiare të klubit por shtuan se po kërkojnë “partnerë të përshtatshëm” për të mbështetur gjigantët e Serie A financiarisht.

Interi gjithashtu ka pasur probleme edhe me pagesën e Achraf Hakimit në Real Madrid dhe ranë dakord të shtyjnë këstin e parë prej 10 milionë eurove deri për 30 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version