Telegrafi

Interi lufton me Milanin për Carrascon

Milani përballet me konkrurencë lokale të Interit për sulmuesin e Dalian Yifang, Yannick Carrasco.

Belgu është i gatshëm që të kthehet në Evropë vetëm një vit pas transferimit të tij të bujshëm 30 milionë eurosh në Kinë.

Sipas SportItalia, Rossonerët nuk kanë vendosur nëse do të shkojnë deri në fund për të bërë propozim për Carrascon.

Teksa ata hezitojnë, Sky Sport Italia bën të ditur se Interi është gati të ndërhyjë për të penguar tentimin e Milanit.

Sidoqoftë, Nerazzurët do të dëshironin që të ndjekin Carrascon në vend të Candrevas.

Sipas Federico Pastorello, agjent i Candrevas, ai do të konsideronte opsionet tjera nëse mintuazhi i tij vazhdon të zvogëlohet edhe më shumë. /Telegrafi/