Telegrafi

Interi kushtëzon Simeonen dhe Conten

Interi thuhet të jenë gati të ofrojnë 55 milionë euro për pesë sezone për Diego Simeonen ose Antonio Conten, por dëshirojnë një vendim të shpejtë nga trajnerët.

Skuadra e madhe italiane janë në kërkim të një emri të madh për stolin e skuadrës dhe kjo dihet botërisht tashmë, ku më të përfolurit janë Simeone dhe Conte.

Lexo po ashtu Interi në mes të Contes dhe Simeones

Megjithatë, përveç se po i kërkojnë, drejtuesit e Interit edhe po i kushtëzojnë këta dy trajnerë për zgjedhje të shpejta të tyre.

Sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurët po kërkojnë një vendim brenda 20 ditëve nga dy kandidatët e tyre të favorizuar për të zëvendësuar Stefano Pioli në stolin zikaltër për sezonin e ardhshëm.

Pas disa rezultateve katastrofale të fundit për Nerazzurrët, nuk duket e mundshme që trajneri i tanishëm do të mbetet deri në fund të sezonit, dhe ndoshta nuk do ta shohë edhe pjesën e mbetur të sezonit.

Lexo po ashtu Interi bën presion për Simeonen

Afati i vendosur nga drejtuesit e klubit të Interit për Piolin thuhet se do t’i japë kohë klubit të kërkojë alternativa, nëse Conte dhe Simeone refuzojnë propozimet.

Kandidatë të tjerë të përmendur nga gazeta italiane janë trajneri aktual i Romës, Luciano Spalletti, Jorge Sampaoli i Sevillas dhe Leandro Jardim i Monacos, me pretendime se përfaqësuesit e këtij të fundit u vunë re kohëve të fundit në qytetin e Milanos. /Telegrafi/