Barcelona vazhdon të mendojë për transferimin e sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez.
Kampioni në fuqi i Spanjës e ka argjentinasin objektiv kryesor për ta transferuar në verë.
Lautaro ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Interit, por që ende nuk e ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër.
Ylli argjentinas ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro dhe Barca është gati ta paguajë atë.
Por sipas asaj që ka raportuar Tuttosport, Interi i ka kthyer tanimë Barcelonës përgjigje për lojtarin e tyre.
Gjiganti italian i ka kërkuar Barcelonës që ta ofrojnë francezin Antoine Griezmann në mënyrë që ta marrin Martinezin në Camp Nou. /Telegrafi/