Telegrafi

Interi kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025, duke u bashkuar me Real Madrid, Chelsean dhe Man Cityn

Fitorja e Interit ndaj RB Salzburgut nuk do të thotë vetëm se Nerazzurrët janë kualifikuar në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve pasi ekipi i Simone Inzaghit ka fituar gjithashtu një vend për Kupën e Botës për Klube ‘FIFA 2025’.

Sipas Sky Sport Italia, Nerazzurrët i janë bashkuar Real Madridit, Chelseat dhe Manchester Cityt për Kupën e Botës FIFA 2025 për Klube falë fitores të së mërkurës ndaj RB Salzburg në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka 12 vende për Kupën e Botës për Klube, e cila do të organizohet nga SHBA në qershor 2025. Fituesit e Ligës së Kampionëve nga viti 2021 deri në 2024 kualifikohen automatikisht në këtë garë, ndërsa skuadrat e tjera përcaktohen nga një renditje e klubeve për një periudhë katërvjeçare.

Është një renditje e bazuar në rezultatet e marra vetëm në Ligën e Kampionëve, jo në të gjitha garat evropiane. Kualifikimi i Interit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve këtë sezon do të thotë se tani ka fituar qasje në Kupën e Botës për Klube, ku do të ketë 32 ekipe për herë të parë ndonjëherë.

Lexo po ashtu Mjafton goli i Lautaros, Interi kalon në fazën e eliminimit direkt

Klubet do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra, ku dy skuadrat e para në secilin grup do të kualifikohen për në fazën eliminatore.

Një tjetër klub i Serie A mund të fitojë një vend në këtë garë dhe sipas Sky Sport Italia, do të jetë ai mes Lazios dhe Milanit.

Kuqezinjtë kanë një epërsi prej pesë pikësh ndaj Biancocelesteve, kualifikimi i të cilëve për Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 mbetet i pamundur.

Sipas përllogaritjeve të Sky Sport Italia, skuadra e Maurizio Sarrit do të duhet të fitojë Ligën e Kampionëve të këtij sezoni për të fituar një vend në Kupën e Botës të Klubeve në dy vjet.

 

Këto klube tashmë janë kualifikuar në Kupën e Botës të Klubeve 2025:

Manchester City

Real Madrid

Chelsea

Flamengo

Palmeiras

Wydad Casablanca

Al Ahly

Monterrey

Seattle Sounders

Leon

El Hilal

Urawa Reds

Fluminense

Inter

/Telegrafi/