Interi ka bërë një lojë të sigurt në Giuseppe Meazza përballë Viktoria Plzenit (4-0) duke u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Nerazzurrët e kryen detyrën që në pjesën e parë të takimit duke i realizuar dy gola në portën e ekipit mysafir.
Një harkim të mrekullueshëm nga Alessandro Bastoni e priti në zonë Henrikh Mkhitaryan për të shënuar me kokë (35’).
Federico Dimarco priti një harkim fantastik nga Nicolo Barella, asistoi te Edin Dzeko dhe sulmuesi boshnjak nuk e pati të vështirë ta fuste topin në rrjetë (42’).
Në fraksionin e dytë, Dzeko e realizoi edhe golin e dytë personal duke pranuar një top nga Lautaro Martinez në qendër të zonës dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (66’).
Romelu Lukau u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të (në vend të Lautaro Martinez), ndërsa u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 87-të pas kombinimeve me Joaquin Correa.
Pas kësaj fitoreje, Interi është në pozitën e dytë në Grupin C me 10 pikë dhe e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munichu është lider me 12 pikë dhe në sfidën e fundit do të vendoset skuadra liderë e grupit. Barcelona do të bëjë gara në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://twitter.com/WF30HD/status/1585321145028386816
https://twitter.com/footy_realm/status/1585323002144735242
https://twitter.com/Footyhub01/status/1585332725418192897
Barella-Dimarco-Dzeko
Football!#InterPlzen#Ucl pic.twitter.com/scUFy14Mzy— Alessandro (@90ordnasselA) October 26, 2022