Telegrafi

Interi kontakton Realin për Asension

Interi ka shprehur interesim për mesfushorin e Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas Don Balon, Interi ka bërë kontaktet e para me kampin e Asensios për një lëvizje verore të papritur në Milano.

Interi ende nuk kanë bërë ndonjë transferim të rëndësishëm këtë verë, megjithatë janë të armatosur me mbështetjen financiare të Suning, ata kanë fuqinë e parave për të provokuar Realin për shitjen e Asensios.

Mesfushori kërkon garanci më të mëdha nga Reali për të luajtur në sezonin e ardhshëm – diçka që trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti është i lumtur t’ia ofrojë.

Për momentin, lëvizja e Interit nuk ka përparuar përtej pyetjeve fillestare, por ata do ta forcojnë interesin e tyre nëse do të kenë inkurajim. /Telegrafi/