Telegrafi

Interi konsideron transferimin e Kovacicit

Skuadra e madhe italiane, Interi po mendon rikthimin në skuadër të yllit kroat të Real Madridit, Mateo Kovacic.

Nerazzurrët janë afër arritjes së objektivit kryesor këtë sezon, kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Luciano Spallettit gjendet momentalisht në pozitën e katërt, e cila i dërgon në Ligën e Kampionëve, por synohet pozita e tretë, që mbahet nga Roma me një pikë më shumë.

Lexo po ashtu Kovacic është gati të kthehet te Interi

Kështu, drejtuesit e klubit italian janë duke menduar për sezonin e ri, pasi në Evropë nuk mund të konkurrojnë me skuadrën aktuale, pasi kanë pak futbollistë në dispozicion.

Kovacic është pjekur shumë si futbollistë që nga transferimi te Reali (Getty Images)

Sipas mediumit italian Calciomercat.com, Interi është duke konsideruar të bëjë një lëvizje verore për mesfushorin e Realit, Kovacic.

Kovacic nuk po ndihet i rëndësishëm në Real, pasi nuk po arrin të bëhet pjesë e formacionin titullar dhe ka spekulime se reprezentuesit kroat mund të largohet për një skuadër që mund të luaj.

Lexo po ashtu Martinez: Gjithçka e kryer, zgjodha Interin shkaku i Zanettit

23-vjeçari kroat nuk është se nuk e pëlqen një rikthim te ish-skuadra e tij, Interi, nga të cilët u largua në vitin 2015.

Ndryshe, Interi thuhet se deri më tani ka arritur marrëveshje për tri transferime të reja për sezonin e ardhshëm: Lautaro Martinez, Stefan de Vrij dhe Kwandwo Asamoah. /Telegrafi/