Telegrafi

Interi konfirmon rikthimin e Lukakut

(Foto: Twitter/Screenshot/Inter)

Tashmë është konfirmuar rikthimi i Romelu Lukakut te skuadra e Interit.

Sulmuesi belg iu është bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi njëvjeçar deri në qershor të vitit 2023.

Faqja zyrtare e klubit në Twitter e ka publikuar një video të përbashkët të Lukakut me presidentin Steven Zhang.

Lexo po ashtu “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin

“Mirë se u ktheve Rom”, është përshkrimi i një fotografi të përbashkët të 29-vjeçarit me presidentin e klubit.

Bëhet e ditur se në bazë të marrëveshjes mes klubeve, huazimi është njëvjeçar pa opsionin e blerjes apo ndonjë klauzolë që e obligon blerjen.

Lexo po ashtu Derisa e presin “rikthimin e mbretit”, tifozët e Interit bëjnë në një video speciale të Lukakut në “Lord of the Rings”

Interi do t’ia mbulojë gjithë pagën, ndërsa Lukaku ka hequr dorë nga shuma e plotë e rrogës së tij te Chelsea për t’u rikthyer te zikaltrit. /Telegrafi/