Tashmë është konfirmuar rikthimi i Romelu Lukakut te skuadra e Interit.
Sulmuesi belg iu është bashkuar Nerazzurrëve në formë huazimi njëvjeçar deri në qershor të vitit 2023.
Faqja zyrtare e klubit në Twitter e ka publikuar një video të përbashkët të Lukakut me presidentin Steven Zhang.
👀🖤💙#FORZAINTER pic.twitter.com/T18spEjNat
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 29, 2022
“Mirë se u ktheve Rom”, është përshkrimi i një fotografi të përbashkët të 29-vjeçarit me presidentin e klubit.
Welcome back Rom 🖤💙 pic.twitter.com/VNnIZyMjs5
— Inter ⭐⭐ (@Inter) June 29, 2022
Bëhet e ditur se në bazë të marrëveshjes mes klubeve, huazimi është njëvjeçar pa opsionin e blerjes apo ndonjë klauzolë që e obligon blerjen.
Interi do t’ia mbulojë gjithë pagën, ndërsa Lukaku ka hequr dorë nga shuma e plotë e rrogës së tij te Chelsea për t’u rikthyer te zikaltrit. /Telegrafi/