Inter kishte paraqitur një ofertë të madhe prej 250 milionë euro për të nënshkruar me Lionel Messin nga Barcelona në vitin 2006.
Këtë gjë e ka thënë Joan Laporta, i cili është kthyer në presidencën e klubit pasi u zgjodh për herë të dytë.
Mandati i tij i parë ishte midis viteve 2003 dhe 2010 dhe ai ka zbuluar se klubi refuzoi një ofertë të madhe për Messin 15 vite më parë.
Messi i ri në atë kohë sapo e kishte ndihmuar Barcelonën të fitonte Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Frank Rijkaard dhe Interi ishte i gatshëm të paguante katërfishin e shumës aktuale të transferimit që ishte rekord botëror për të marr shërbimet e tij.
Në atë kohë, Zinedine Zidane ishte lojtari më i shtrenjtë në histori pasi u bashkua me Real Madridin nga Juventusi për 77 milionë euro në 2001.
“Askush që e do Barcelonën nuk mund të ketë dyshime për Messin. Ne refuzuam një ofertë prej 250 milionë euro që vinte nga Interi në vitin 2006. [Massimo] Moratti donte ta sillte atë në klubin e tij”, ka thënë Laporta për Radio Onda Cero.
Messi ka vazhduar të fitojë edhe dy Liga të Kampionëve dhe tetë La Ligas, përfshirë edhe gjashtë Topa të Artë. /Telegrafi/