Site icon Telegrafi

Interi kishte konkurrencë Tottenahamin në garë për Modricin

Luka Modric (Getty Images)

Interi thuhet se u përball me konkurrencën e Tottenham Hotspur për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Klubi italian dukej se ishte i vetmi ekip në garë për shërbimet e mesfushorit kroat, Modric, gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, mediumi BeIN Sports pretendon se një rikthim i lojtarit në Tottenham u propozua gjithashtu nga përfaqësuesit e tij.

Lexo po ashtu Modric mohon të ketë kërkuar kalimin te Interi

Transmetuesi shpjegon se Spurs do të kishte nënshkruar me kroatin me të njëjtat kushte sikurse Interi, por përfundimisht e kaluan mundësinë.

Modric u zgjodh më i miri i Botërorit (Getty Images)

Duket se kjo korrespondon me atë se Modric nuk u përpoq të detyronte një transferim te Nerazzurët.

Lojtari më i mirë i Kupës Botërore kaloi katër sezone në Londrën e Veriut përpara se të bashkohej me Los Blancos në verën e vitit 2012.

Lexo po ashtu Modric, Ronaldo dhe Salah në garë për lojtarin e vitit në Evropë

Ai gjatë kohës së tij te Tottenhami ka zhvilluar gjithsej 159 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar edhe 17 gola.

Modric gjithashtu është nominuar nga UEFA për çmimin lojtari më i mirë i vitit në Evropë, ku ka për kundërshtar Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun. /Telegrafi/

Exit mobile version