Site icon Telegrafi

Interi kërkon t’ua marrë nga duart përforcimet Juventusit dhe Milanit

Milani është në bisedime tash e disa ditë me Fiorentinën për Borja Valeron, ndërsa Juventusit flitet se e ka kryer marrëveshjen me Arsenalin për portierin Wojciech Szczesny.

Por trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti i pëlqen këta dy lojtarë dhe klubi ka filluar bisedimet.

Borja Valero është 32 vjeç dhe ka kontratë edhe dy vite me klubin vjollcë.

Interesimi i Milanit kishte nisur në javën e shkuar dhe Montella ishte ai që e kishte filluar këtë iniciativë.

Në anën tjetër Inter kërkon që të futet edhe në marrëveshjen e Juventusit me Arsenalin për Wojciech Szczesnyn.

MILAN, ITALY – FEBRUARY 26: Wojciech Szczesny of AS Roma gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AS Roma at Stadio Giuseppe Meazza on February 26, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Bianconerët e kanë zgjedhur Szczesnyn si pasardhës të Gianluigi Buffonit që do të largohet vitin e ardhshëm.

Juventusi ka ofruar për të 15 milionë euro. Walter Sabatini, kërkon të ndërhyjë dhe ta ofrojë te Interi i cili do të paguajë më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version