Site icon Telegrafi

Interi kërkon t’ia marrë Kalinicin nga dora Milanit, javën tjetër takohet me agjentin

Interi pritet që t’ia marrë nga dora Milanit sulmuesin e Fiorentinës, Nikola Kalinic.

La Gazzetta dello Sport zbulon se kroati është aktualisht lojtar i FIorentinës dhe Viola nuk do e shesë te Milani nëse nuk bëhet oferta e duhur.

29 vjeçari është nën kontratë nga Fiorentina dhe mund t’i bashkohet Interit si opsion i dytë për Mauro Icardin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Milani thuhej se ka marrëveshje me sulmuesin, megjithatë Rossonerët nuk kanë gjetur asnjëherë akord me Fiorentinën.

Javën e ardhshme pritet që Interi të takohet me përfaqësuesin e lojtarit për të sqaruar diferencat kontraktuale.

Kjo do të ishte prej goditjeve më të mëdha të Interit këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/

Exit mobile version