Interi ka kaluar shifrën e një milionë tifozëve pjesëmarrës këtë sezon dhe është e vetmja skuadër e Serie A që e bënë këtë.
Tifozët nerazzurr vazhdojnë t’i qëndrojnë mbrapa ekipit të tyre të zemrës, Interit.
Me luajtjen e Derby d’Italia në fundjavë, ku ishin plot 78,328 tifozë, pjesëmarrja e tifozëve Nerazzurr në shtëpi ka arritur tashmë në shifrën e 1,026,177 tifozëve deri tani këtë sezon.
Interi ende ka edhe një tjetër ndeshje në shtëpi kundër Sassuolos para përfundimit të sezonit për ta quar atë numër më lartë.
Rivalët e tyre të qytetit, Milani, janë në vendin e dytë për pjesëmarrje totale me 894.502 tifozë në ndeshjet e tyre në San Siro.
Tifozët Rossoner vijnë një pjesëmarrje mesatare prej 52.618 tifozëve për ndeshje ndërsa rekordmenët e Interit kanë plot 57.010 tifozë për ndeshje.
Napoli është në vendin e tretë me 719.503 tifozë deri më tani dhe një pjesëmarrje mesatare prej 42.324.
Juventusi rrumbullakos katërshen me 658.917 tifozë dhe një pjesëmarrje mesatare prej 38.760 tifozësh. /Telegrafi/