Interi e ka refuzuar një ofertë të Chelseat për Antonio Candrevan – bëjnë të ditur mediat italiane.
Spekulimet nisën të hënën mbrëma, pasi Blutë kishin shprehur interesim për anësorin e Nerazzurrëve.
Tash Gazzetta dello Sport bën të ditur se klubi anglez ka bërë ofertë në vlerë prej 27.5 milionë funtesh (30 milionë euro) për shërbimet e futbollistit italian.
Sidoqoftë, përgjigja e Beneamata ishte e qartë se Candreva do të mbetet në Giuseppe Meazza.
Ndryshe, mesfushori i krahut u transferua te Interi në verën që shkoi nga Lazio. /Telegrafi/