Telegrafi

Interi ka gjetur mënyrën e funksionimit pa Brozovicin, Barca rikthen interesimin për kroatin

(Foto: Getty)

Marcelo Brozovic nuk është më figurë qendrore te Interi, ndërsa largimi gjatë verës është më se i mundshëm.

Kjo ka bërë që shumë klube ta monitorojnë situatën e tij, derisa Barcelona është shumë e interesuar për kroatin.

Lexo po ashtu Interi konsideron shitjen e Brozovic këtë verë, tre gjigantë evropianë pas tij

30-vjeçari ka qenë figura kyçe në mesfushën e Nerazzurrëve në sezonet e fundit dhe e kishte rinovuar kontratën para një viti, mirëpo gjërat kanë ndikuar me Hakan Calhanoglun që e ka zënë vendin e tij në qendër të mesfushës.

(Foto: Getty)

La Gazzetta dello Sport raporton se te Interi janë të bindur se nuk kanë nevojë për Brozovicin, i cili është ndër lojtarët më të paguar në klub, ashtu që po përgatiten që ta shesin.

Lexo po ashtu Real Madridi rivalizon Barcelonën për Brozovicin

Mesfushori përfiton rreth gjashtë milionë euro në sezon, ndërsa Barca që e kërkoi në janar, pritet të bëjë ofertë të re në afatin kalimtar të qershorit. /Telegrafi/