Site icon Telegrafi

Interi i interesuar që ta shes Joveticin

Malazezi ka disa oferta nga klubet italiane

Inter janë të interesuar që ta shesin Stevan Joveticin në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi është në huazim nga Manchester City, por Interi është  i obliguar që ta blejë lojtarin.

Nëse Interi e aktivizon lojtarin tani Nerazzurrët janë të detyruar që të paguajnë 14.5 milionë euro menjëherë, por nëse lojtari nuk luan deri në dhjetor dhe klubi është në top tre, po ashtu duhet ta paguajë atë shumë.

Lexo po ashtu Formacioni i javës në Serie A (Foto)

Sipas calciomercato.com, Inter po shikon ta shes tani Joveticin për shumën e njëjtë.

Fiorentina është e interesuar ta sjell lojtarin në Artemio Franchi, por nuk është në gjendje të paguajë 14.5 milionë euro duke mos harruar edhe pagën e lojtarit 3 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version