Interi është duke përgatitur një ofertë për anësorin e Atalantas, Robin Gosens për sezonin e ardhshëm.
25 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij në klubin nga Bergamo në muajt e ardhshëm.
FCInterNews.it shkruan se Gosens është objektivi i Antonio Contes, për t’i forcuar krahët e mbrojtjes. Conte beson që ai është lojtare i duhur për sistemin 3-5-2.
Interi e nisi sezonin me Kwadwo Asamoah dhe Antonio Candreva në krahë, por lëndimet dhe forma e dobët dhe lëndimet kanë bërë që të ketë ndryshgime.
Tani janë afruar Ashley Young dhe Victor Moses, në këtë afat kalimtar. Atalanta e vlerëson Gosensin me 30 milionë euro. Holandezi ka ardhur në klub në vitin 2017 nga Heracles.
Gosens ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asistime deri tani. /Telegrafi/