Telegrafi

Interi ia vë syrin Bernardo Silvas

Getty Images

Interi ka shfaqur interesim për Bernardo Silvan.

Sipas Fichajes.com, Suning janë të gatshëm të investojnë fuqishëm gjatë verës dhe portugezi është një nga objektivat kryesore.

Lexo po ashtu Katër yjet e Monacos për të cilët do të këtë ‘luftë’ mes klubeve të Ligës Premier në verë (Foto)

22-vjeçari ka nëntë gola në 48 paraqitje këtë sezon dhe kështu ka mahnitur të gjithë dhe shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Për atë ka shfaqur interesim edhe Chelsea dhe së shpejti pritet edhe oferta.

Çmimi i lojtarit është rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/