Telegrafi

Interi ia tregon Chelseat çmimin e Lukakut

Interi është i gatshëm që të shesë Romelu Lukakun në këtë verë, sidomos pas interesimit të madh nga Chelsea, derisa kërkojnë 120 milionë euro.

Kampionët e Italisë duan të balancojnë financat e klubit dhe për këtë arsye më herët shitën Achraf Hakimin tek Paris Saint-Germain.

Zyrtarë të Interit janë shprehur më parë se nuk kanë ndërmend që ta shesin sulmuesin belg, por duke parë kërkesat në treguan e futbollit vendosën çmimin 120 milionë euro. Është i lartë, për shumë klube edhe i paarritshëm.

Në Londër thuhet se klubi kërkon t’i dhurojë trajnerit Tuchel një sulmues me peshë dhe në këtë aspekt Lukaku i plotëson kriteret.

Nerazzurët kërkojnë shumë për futbollistin belg edhe për faktin se ai e justifikoi besimin me një numër të madh golash këtë sezon.

Nëse Lukaku nuk shitet, zikaltrit e Milanos do të duhet të paguajnë Lukakun me një milion euro më shumë. Sipas kontratës, paga e tij do të jetë nga 7.5 në 8.5 milionë euro për sezonin që pritet të nisë. /Telegrafi/