Telegrafi

Interi ia mbyll dyert Barçës për Skriniar

MILAN, ITALY - OCTOBER 24: Milan Skriniar of FC Internazionale Milano celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between FC Internazionale and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on October 24, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Raportohet se Interi i ka bërë të ditur Barcelonë se nuk e kanë ndërmend të shesin Milan Skriniar.

Sipas Mundo Deportivos klubi katalunas e ka futu sllovakun në listën e tre mbrojtjeve për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Interi i Spallettit më i mirë se Interi i Mourinhos në vitin e Tripletës

Por, sipas Tuttosport thotë se nuk ka vend për panik te tifozët italian pasi Skrinar nuk do largohet nga Interi.

Gazeta italiane thotë refuzimi i Manchester Unitedit për Ivan Perisic gjatë verës është provë se kjo do të ndodh edhe me Barcelonën për 22-vjeçarin.

Skriniar ka bërë revolucion këtë sezon në fazën mbrojtëse te Interi duke i befasuar të gjithë me paraqitje të mira.

Te klubi nga Milano ai erdhi nga Sampdoria për 25 milionë euro.

Vlen të theksohet se Interi në 11 ndeshje në Serie A ka nëntë fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/