Raportohet se Interi i ka bërë të ditur Barcelonë se nuk e kanë ndërmend të shesin Milan Skriniar.
Sipas Mundo Deportivos klubi katalunas e ka futu sllovakun në listën e tre mbrojtjeve për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Por, sipas Tuttosport thotë se nuk ka vend për panik te tifozët italian pasi Skrinar nuk do largohet nga Interi.
Gazeta italiane thotë refuzimi i Manchester Unitedit për Ivan Perisic gjatë verës është provë se kjo do të ndodh edhe me Barcelonën për 22-vjeçarin.
Skriniar ka bërë revolucion këtë sezon në fazën mbrojtëse te Interi duke i befasuar të gjithë me paraqitje të mira.
Te klubi nga Milano ai erdhi nga Sampdoria për 25 milionë euro.
Vlen të theksohet se Interi në 11 ndeshje në Serie A ka nëntë fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=-ejTjZyNPR0