Site icon Telegrafi

Interi humb apelin, Lukaku do të mungojë ndaj Juventusit

Romelu Lukaku nuk do të luajë ndaj Juventusit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Sulmuesi belg shënoi golin e barazimit ndaj bardhezinjve në minutat shtesë të takimit të parë në Torino dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, pikërisht për mënyrën e festimit.

Gjyqtari e cilësoi si reagim ndaj tifozëve të Juventusit dhe e ndëshkoi, duke bërë që sulmuesi belg të humbë ndeshjen e kthimit.

Megjithatë te Interi vendosën ta apelojnë vendimin, duke arsyetuar se Lukaku kishte festuar shpesh në atë mënyrë, edhe para ndeshjes me Juven.

Lexo po ashtu Interi pagoi Lukakun nga 3.4 milionë euro për çdo gol që shënoi – ai do të kthehet te Chelsea

Gjykata e Apelit Sportiv është mbledhur këtë të premte dhe ka vendosur të rrëzojë apelimin e Interit, duke lënë në fuqi pezullimin me një javë të Romelu Lukakut, që ndeshjen e 26 prillit do ta ndjekë nga tribuna.

Sfida Inter-Juventus do të luhet mbrëmjen e 26 prillit, duke nisur nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version