Gjiganti italian, Interi janë me sa duket në prag të nënshkrimit të mesfushorit brazilian, Lucas Lima, i cili ka qenë i lidhur fort edhe me Barcelonën.
Sky Sport Italia raportojnë se Nerazzurrët janë ‘gjithnjë e më të sigurt’ për një marrëveshjeje me 26-vjeçarin, i cili është praktikisht një hap larg nga shtrëngimi i duarve me gjigantët milanezë.
Ishte raportuar muajin e kaluar se mesfushori i Santosit kishte rënë dakord për një marrëveshje me Barçën me shokët e tij që dolën hapur duke e përgëzuar atë për këtë lëvizje, por duket se këto raporte ishin të parakohshme.
Lima ka fituar 14 paraqitje për kombëtaren e vendit të tij dhe raportohet se më parë nuk janë ndjekur vetëm nga katalanasit, por edhe nga Real Madridi dhe Bayern Munichu.
Braziliani bëhet një agjent i lirë më 1 janar 2018, por duket se klubi i Santosit do të ishin të gatshëm ta shisnin atë për një tarifë minimale këtë verë. /Telegrafi/