Site icon Telegrafi

Interi i gatshëm ta ofrojë Icardin te Roma, por kërkon dy futbollistë të Giallorosëve

Mauro Icardi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mauro Icardi do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi argjentinas po ndiqet nga Roma, PSG, Juventus dhe Atletico Madrid, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

Në anën tjetër Interi synon transferimin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko dhe dy skuadrat pritet të bëjnë një shkëmbim të lojtarëve.

Mauro Icardi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi është gati ta dërgojë Icardin te Roma, por në këmbim po kërkon dy futbollistë të rëndësishëm të Giallorosëve.

Trajneri Antonio Conte ka kërkuar nga drejtuesit transferimin e sulmuesit boshnjak Edin Dzeko si dhe mbrojtësit italian Alessandro Florenzi.

Edin Dzeko dhe Alessandro Florenzi dy dëshirat e mëdha të Interit. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Mediat italiane kanë raportuar se Interi do t’ia ofrojë Romës sulmuesin argjentinas në këmbim të Florenzit e Dzekos, por që Roma duhet të shtojë edhe 15 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Giallorosët do të pranojnë këtë ofertë, pasi Dzekon janë gati ta lirojnë, ndërsa Florenzi mbetet problem pasi është kapiten i skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version