Site icon Telegrafi

Interi gati t’i largojë Asamoahn e Biraghin për t’i bërë vend Emerson Palmierit

Interi vazhdon të kërkojë një mbrojtës të majtë i cili garanton paraqitje të mira në atë pozitë.

Trajneri Antonio Conte ka mbetur i zhgënjyer nga dyshja Kwadwo Asamoah dhe italiani Cristiano Biraghi.

E ardhmja e ganezit duket se do të jetë në Bundesliga, ku Hoffenheim ka gati një ofertë rreth tetë milionë euro për të.

Emerson . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Në anën tjetër Biraghi do të rikthehet te Fiorentina, pasi Interi nuk është gati të shpenzojë 12 milionë euro për blerjen e tij përfundimtare.

Conte u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se për këtë pozicion dëshiron vetëm italiano-brazilianin Eemerson Palmieri nga Chelsea.

Klubi londinez e vlerëson 30 milionë euro yllin e tyre, shumë që duket e lartë për Neroazzurët.

Bisedimet mes klubeve kanë filluar, teksa Inter synon që ta ulë çmimin e lojtarit në 22 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version