Interi do të takohet me agjentin e sulmuesit Paulo Dybala, Jorge Antun, javën e ardhshme, por ata ende nuk mund ta mbyllin marrëveshjen për shkak të problemit me Alexis Sanchezin, të cilin synojnë ta largojnë.
Nerazzurrët janë përpara konkurrentëve për sulmuesin argjentinas 28-vjeçar, duke mbajtur avantazhin ndaj Borussia Dortmund, Newcastle, Sevilla dhe Arsenal.
Bisedimet janë të vazhdueshme me përfaqësuesit e Dybalas dhe Interi është i bindur se do të sigurojë një marrëveshje, por ata së pari duhet të gjejnë një ‘shtëpi’ të re për Sanchez.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është i gatshëm të takohet me agjentin e Sanchez, Fernando Felicevich, ndërsa ata kërkojnë të shesin sulmuesin kilian.
Sevilla dhe Galatasaray janë dy klubet e interesuara për ish-lojtarin e Arsenalit, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur deri më tani.
Inter in pole per Dybala: nuovo summit in settimana. Per la firma servirà l’addio di Sanchez https://t.co/b3zGSVrSqt
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 5, 2022
Sanchez fiton 7.5 milionë euro neto në sezon në Inter dhe ata do të duhet të paguajnë një tarifë largimi nëse duan të anulojnë kontratën e tij një vit më herët.
Pasi sulmuesi kilian të largohet, Nerazzurrët do të kërkojnë të mbyllin marrëveshjen për Dybalan, i cili thuhet se ka pranuar kushtet personale. /Telegrafi/