Site icon Telegrafi

Interi fillon kontaktet e reja për Rebicin

Ante Rebic me fanellën e Interit (Fotomontazh)

Interi ka rinovuar bisedimet me Eintracht Frankfurtin për sulmuesin kroat, Ante Rebic, i cili vlerësohet 40 milionë euro.

Nerazzurrët nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë përforcim në sulm, pasi Edin Dzeko dhe Romalu Lukaku duken larg, ndërsa Mauro Icardi nuk është pjesë e planeve.

Sipas mediumi Sky Sport Italia, Rebic është lojtari që pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit italian dhe tani kanë rinovuar interesimin për të.

Lexo po ashtu Interi mendon për dyshen Rebic-Dzeko, Icardi te Roma

Rebic është një lloj shumë i ndryshëm nga dy të lartcekurit, pasi nuk është sulmues zone, por i jashtëm, më shumë si një figurë mbështetëse për dikë si Lautaro Martinez.

Reprezentuesi i Kroacisë mbush 26 vjeç muajin tjetër dhe është nën kontratë me Eintracht Frankfurt deri në vitin 2022.

Ai shënoi 10 gola dhe gjashtë asistime për Eintrachtin në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa është pjesë e rregullt e Kroacisë. /Telegrafi/

Exit mobile version