Telegrafi

Interi favorit për të transferuar Rakiticin nga Barcelona

Interi është favorit për ta transferuar Ivan Rakiticin në janar nga Barcelona, derisa Antonio Conte po insiston në marrëveshjen.

Mesfushori kroat ka disa javë që po flitet se do të largohet në këtë dimër nga Blaugranasit, pasi Ernesto Valverde nuk e sheh më në planet e tij.

Sipas Diario Sport, ditët e mesfushorit janë të numëruara në Camp Nou dhe në garë për të qëndron edhe Manchester Unted.

Në garë për Rakiticin ishte edhe Juventusit, mirëpo Fabio Paratici ka thënë se skuadra e tyre është e kompletuar dhe në janar vështirë se mund të bëjnë një transferim.

Lexo po ashtu Rakitic pritet të largohet në janar nga Barcelona

Duke parë këto zhvillime, Nerazzurët thuhet se janë favorit për ta transferuar kroatin që po ashtu e do largimin nga katalunasit.

Kontrata aktuale e Rakiticit skadon në vitin 2021, derisa Barcelona mund t’i përfitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/