Telegrafi

Interi favorit për të nënshkruar me Vertonghenin

Jan Vertonghen. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Jan Vertonghen mund të transferohet në kampionatin italian Serie A gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi belg është futur në muajt e fundit të kontratës me Tottenham Hotspur dhe ende nuk ka arritur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

Spurs i kanë ofruar kontratë dy vjeçare, por dëshira e lojtarit është që të kaloj tek një skuadër më e madhe.

32-vjeçari mund të largohet në verë si futbollist i lirë dhe shumë skuadra tanimë kanë shprehur interesim për të.

Jan Vertonghen. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Duket se Interi ka përparuar në negociatat me agjentin e lojtarin dhe është skuadra favorite për të nënshkruar me të.

Afrimi i danezit Christian Eriksen ka bërë që edhe Vertonghen të mendoj seriozisht kalimin te Interi.

Neroazzurët janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit kontratë tri vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë eurove në sezon, ofertë që duket se e ka kënaqur lojtarin.

Gjithsesi për reprezentuesin belg interesim ka edhe nga skuadra tjera si Roma, Juventus dhe Ajax. /Telegrafi/